Zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka poahuar se aktualisht fluksi i lartë po përballohet nga vetë shteti te laboratori i ISHP-së, ndërsa po shtohen kapacitetet për të bërë analizën edhe në laboratorin e QSUT-së.
“Në këtë moment po vazhdojmë t’i përballojmë në shtet, po shtojmë kapacitetet edhe te QSUT-ja për të bërë analizën e PCR edhe në këtë laborator, për momentin jemi aty ku kemi qenë” – tha ajo studion e Report Tv.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se rritja e numrit të të infektuarve erdhi si pasojë e rihapjes, por një nga vatrat kryesore të përhapjes së COVID-it ishte QSUT. Por cfarë mendon për këtë zv/ ministrja e Shëndetësisë dhe çfarë çaloi? “Infektimi i bluzave të bardha është një fenomen që ndodh në cdo epidemi dhe kjo është arsyeja, që duartrokitjet e ditëve të para kur akoma nuk kishte një të infektuar, ishte përshëndetja duke e ditur, edhe bluzat e bardha vetë do të plagoseshin dhe kështu ka pasur në të gjithë botën dhe fatkeqësisht ka pasur edhe të mbetur.
Fatmirësisht në Shqipëri nuk kemi pasur asnjë që ka humbur jetën apo të ketë pasur nevojë për trajtim intensiv. Por në këtë kohë infeksioni nuk ndodhi në të gjithë QSUT, pasi nuk është mirë të përgjithësohet, pasi janë 58 shërbime dhe nga këto infeksione të mëdha patën vetëm 2 shërbime, që trajtojnë pacientë që janë faktorë risku shumë të madh për t’u prekur si te sëmundjet e brendshme dhe të gjakut. Kështu që është një fenomen. Nuk ishte mirë të ndodhte, por ndodhi. E rëndësishme është që u mbyll”.
Rakacolli zbuloi edhe gabimin që bëjnë mjekët duke u infektuar. “Ne kemi parë janë ato veshjet si astronaut, ka shumë mundësi të infektohesh, kolla dhe prekja, momenti i zhveshjes është i rëndësishëm, shpesh gabohet dhe këtu e merr personeli, sidomos te dorezat, aty cedon dhe shpesh personeli mundet që të infektohet, pikërisht nga përdorimi pa dashje, jo me shumë kujdes”.
Megjithatë, për zv/ ministren situata është nën kontroll. “Shtimi i rasteve në momentet e hapjes është fenomen i pritshëm, problemi është gjithmonë sasia? Ne kishim llogaritur më pak raste ditore dhe ngjarje, por vijojmë të jemi brenda numrave të pritshëm që situatën e quan akoma të kontrolluar dhe jo të një niveli me rrezikshmëri të lartë. Puna është se nëse vijojmë kështu nuk e di nëse do të arrijmë ato nivele me rrezikshmëri të lartë dhe të mos arrijmë jemi akoma në kohë të zba
Diskutime rreth kësaj post