Ambasadorët e BE janë mbledhur sot për të diskutuar planin për hapjen e kufijve më 1 korrik. 27 vendet anëtare nuk kanë arritur në një dakordësi pasi disa janë të shqetësuara kurse të tjerat duan një rihapje sa më të shpejtë.
Por deri tani plani sipas mediave ndërkombëtare është se Brukseli po mendon mos hapë kufijtë për vendet që kanë shumë shifra të larta infektimesh.
Ndër to futen SHBA, Rusia, Brazili, India, Peruja, Kili, Irani apo Panamaja me Arabinë Saudite. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë deri javën tjetër pasi të 27 vendet duhet të dakordësohen.
Diskutime rreth kësaj post