Gazetari Mentor Kikia përmes një postimi në rrjetet sociale ka dalë me një apel të fortë ndërgjegjësues. Kikia ka publikuar në Facebook disa foto nga bregdeti shqiptar, ku njerëz të papërgjegjshëm teksa kanë bërë plazh janë larguar duke i lënë mbeturinat të shpërndara sa andej këndej nëpër rërë.
Sipas gazetarit, pavarësisht se sot kemi parë botë me sy, ende vazhdojmë të sillemi si para 30 vjetësh.
Postimi i plotë:
“Njerez, behuni njerez, dreqi ta haje!
Dakord shume, duhet te kemi me shume plazhe publike. Njerezit kane nevoje te qendrojne ne rere nese nuk duan apo nuk kane mundesi te paguajne shezllonet. Dhe qeveria duhet ta garantoje kete me patjeter.
Po ketyre plehrave si tia bejme?
Kur shkoni dhe uleni ne rere, hani ushqimet e pini birre e uje, perse nuk i merrni me vete mbeturinat ti coni tek koshi?
Edhe pas 30 vjetesh, kur hanim ne rere e dh…. ne det, serish keshtu do te vazhdojme?
Edhe pasi keni dale jashte, keni pare bote dhe qyteterim me sy, keni pare qytete te paster, ku nuk hidhet pertoke asnje bish cigareje, serish do te ikni duke i lene shishet, bidonat e pjatat ne rere?”, – shkruan Kikia.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post