Pas pak ditësh do të publikohet zyrtarisht albumi i katërt i artistit Capital T. Këngëtari zbuloi më parë se albumi do të dalë në 1 korrik, por tashmë ka dhënë edhe disa detaje të tjera.
Capital T ka treguar se albumi do të publikohet në dy pjesë. Pjesa e parë e tij lansohet në fillim të muajit që vjen.
“Studio albumi jem i katërt, Skulpturë – i cili lansohet me dy pjesë. Pjesa e parë vjen me 1 korrik. A jemi gati të shkatërrojmë lojën?”, – ka shkruar mes tjerash ai.
Ndërkaq, reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe duket se mezi po presin për këtë album të Kapos.
Para publikimit të projektit madhështor, Capital T është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit dhe njëherësh më të re “DMP” në bashkëpunim me Ledri Vulën.
Diskutime rreth kësaj post