Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme politika i është rikthyer partive. Socialistët i nisën takimet me strukturat në jug, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se përzgjedhjet e Prill-Majit 2021, socialistët do të marrin sërish besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën kryeministër.
Në kampin tjetër, Lulzim Basha vijon takimet në rrethe me bizneset dhe fermerët. Ndërsa të enjten do të ketë rikthim në seli, me mbledhjen e Kryesisë.
Puna me strukturat në vend dhe prezantimi i formulës që një anëtar, një votë do të përcaktojë listën e kandidatëve, janë vetëm një pjesë e diskutimeve që pritet të diskutohen nesër.
Diskutime rreth kësaj post