Analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se në Shqipëri vazhdon të punohet pa plan dhe investimet nuk pritet të kenë cilësinë e duhur. Gjithashtui ai theksoi se duhet të ishte më bërë më shumë për arsimin profesional që sipas Nazarkos duhet të ishte themeli.
“Produkt i mungesës së strategjisë kombëtare. 7 vjet për mua do të ishin të mjaftueshëm për të krijuar një arsim të mesëm profesionale, i cili duhet të ishte themeli. Reformë toke nuk ka, sistem energjetik të klasit të parë nuk ka.
Përse duhet të vijnë investitorët e huaj serioz. Kur shikon që në këtë vend prona nuk është e sigurt, ligji nuk është e sigurt, nuk ka arsye përse të vijë. Nëse do të kisha arsim të klasit të parë profesional, ndërmarrje të mëdha do të vinin këtu. 10-20 vitet e ardhshme do të jenë shumë të vështira për Shqipërinë kushdo që do ta qeverisë”, – deklaroi Nazarko për ABC News.
Diskutime rreth kësaj post