Deputetja Rudina Hajdari thotë se do ta shfrytëzojë mundësinë që të rikthejë në Këshillin Politik diskutimin për sistemin dhe listat e hapura.
Hajdari flet edhe heqjen e koalicioneve.
“Kemi kapacitetet e duhura për ta realizuar në 2021, kështu që e mbështes plotësisht edhe pse mendoj se mazhoranca është shumë e vonuar. Vende si Maqedonia dhe Kosova e kanë realizuar në kohë të shkurtër”, deklaroi Hajdari për A2.
Për sa i përket çështjes se heqjes së koalicioneve, Hajdari thotë se:
“çështja nuk është se ka marrë vëmendjen time, dhe unë nuk jam nënshkruese. Duhet parë me vëmendje, sepse nuk jam nga ata që mendojnë që PS është forcë e parë politike, dhe duhet t’i ruhemi këtij fenomeni. Heqja e koalicioneve është çështje negocimi, ajo që me intereson që në 2021 ne të shkojmë në zgjedhje vejmë “lëkurën” tonë në elektorat dhe të shikojmë se cila parti vlen më shumë, ndoshta mund të jetë edhe një parti e re.” – tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post