Gazetarja Rudina Xhunga ka komentuar nismën e deputetëve të opozitës së re që kërkojnë ndryshimet kushtetuese, ku kërkojnë lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve para zgjedhjeve.
“Ndërkohë që ne kemi 100 probleme, duke nisur që nga pasojat e tërmetit, Covid është një depresion, politika po vazhdon rrugën e vet. Në rrugën e politikes ka kompromis mes palëve, siç ishte dhe votimi i KLSH. Mendoj se ky vend nuk do të ketë paqe pa reformën e duhur në drejtësi.
PS bëri zgjedhjet lokale dhe mund t’i bëjë këto ndryshime kushtetuese vetëm me opozitën e re. PS është duke kërkuar garanci nga palët që të marrë pjesë në zgjedhje. Po të ishte moral politika do kishte njerëz shumë më të mirë, por ata rrinë larg se nuk e njohin mirë këtë lloj aritmetike.” – tha Xhunga.
Diskutime rreth kësaj post