Shqipëria ka nisur të eksportojë koronavirisin Covid-19 edhe jashtë kufijve. Është një seminarist i ri nga Modugno, që është kthyer nga Shqipëria me traget, pozitivi i përmendur pak ditë më parë nga kryebashkiaku Nicola Magrone në Facebook.
Agjencia Sanitare Lokale (ASL) ka rindërtuar në 48 orët e fundit zinxhirin e kontakteve dhe ka testuar pasagjerët e tragetit me të cilin i riu mbërriti në Bari, familjarëve të tij dhe personave që kanë marrë pjesë në një ceremoni fetare me seminaristin.
Në total janë kryer rreth 25 teste, ndërsa për persona të tjerë është vendosur karantina paraprake. Sot pritet dalja e rezultateve.
Për momentin nuk ekziston frika e një vatre të re, përdorimi i maskave nga ana e të riut, tashmë i shtruar në Poliklinikën e Barit në gjendje të mirë, mund të ketë minimizuar infektimin e të tjerëve.
Diskutime rreth kësaj post