Ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të zgjedhur si kryetar të KLSH Arben Shehun. Lidhur me këtë vendim ka reaguar avokati Spartak Ngjela, i cili shprehet se ‘krimi i organizuar, me anë të Metës, kërkon të marrë Kontrollin e Lartë të Shtetit’.
Më tej Ngjela ngre dyshimet për një bashkim mes kryeministrit Edi Rama dhe Ilir Metës ku shkruan: A thua që ky krim po bashkon Metën me Ramën?
Postimi i Spartak Ngjelës:
“Krimi i organizuar, me anë të Metës, kërkon të marrë Kontrollin e Lartë të Shtetit.
A thua që ky krim po bashkon Metën me Ramën?
Të shohim…shenjat janë që po tenton t’i bashkojë, dhe në mbrojtje të pronave që këta, bashkërisht, i kanë grabitur Shtetit Shqiptar në 25 vjet.” – shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post