Ish kryeministri Sali Berisha duket se ka mbetur i pakënaqur nga pakti i arritur mes palëve për reformën zgjedhore. Partia Demokratike u tërhoq nga kushti i saj për qeveri teknike dhe tashmë po përgatitet për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.
Por kjo gjë ka revoltuar ish kryeministrin, i cili përmes një presioni të hapur i ka kërkuar kreut demokrat Lulzim Basha që të mos hyjë në asnjë proces zgjedhor me Ramën kryeministër. Gjatë një interviste televizive, Berisha deklaroi se largimi i Ramës në këto momente është një moment historik.
“Problemi është një gjë: kurrë ndonjëherë nuk më është lëkundur besimi i madh dhe mirënjohja ndaj qeverisë së SHBA. Zonja Kim, fillimi i saj, kjo marrëveshje ishte sukses. Kur ka një kryeministër që bëhet pengesë kryesore ata u përpoqën dhe e zhbllokuan. Në sajë të saj sekretari Pompeo bëri një deklaratë, ftoi palët të votonin marrëveshjen. Kjo situatë është kaq e komplikuar sa pa largimin e Ramës shqiptarët zgjedhje nuk do të kenë. Kush lexon raportin e ODIHR, çfarë i prish zgjedhjet? Thyerja e kritereve të Kopenhagenit. Mediat nuk janë paraqitur kurrë si në këto zgjedhje. U shkel konventa ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Asnjë nuk u adresua. Duhet larguar Edi Rama. Në këto kushte të krehësh Edi Ramën është mision historik. Nuk duhet të shkohet në zgjedhje me Ramën kryeministër”, – tha Berisha.
Më tej ish kryeministri ka ashpërsuar tonet në drejtim të qeverisë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për të përdor çdo lloj të mosbindjes civile për të rrëzuar qeverinë.
“Opozita mund të ketë mendim tjetër, por unë mendoj se duhet përdorur çdo formë e mosbindjes civile deri në largimin e Ramës. E di që ka kryer vepra të rënda dhe me një drejtësi të pavarur e di që e presin 30-50 vite burg”, – tha ish kryeministri.
Ndërsa duke komentuar mbledhjen e Parlamentit Europian, Berisha tha se atyre u është sosur durimi nga qeverisja aktuale në vendin tonë.
“Sot u sos durimi. Parlamentit Europian është më i durueshmi. Tani Parlamenti flet me gjuhën që fliste Macron para dy vjetësh. U kalua çdo lloj norme. Jep dorëheqjen dhe krijohet një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe ti tregojmë botës që ne bëjmë zgjedhje të lira. Për të shqyrtuar reformën në drejtësi me kons më të mirë të botës për ta nxjerrë nga këneta që e futi vetë Edi Rama. Të huajt nuk të ndikojnë, por atij i erdhi për shtat”, – tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post