Gjatë një bashkëbisedimi online me Këshillin Koordinues të Diasporës, kryeministri Rama tha dje se emigrantët do të votojnë përmes postës. Pikërisht ky propozim i kryeministrit Rama ka ngjallur reagimin e revoltuar të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjanit.
Përmes një postimi në rrjete sociale Manjani shkruan se kjo është një maskaradë e pastër politike.
Postimi i plotë:
“Ideja e votimit nga jashtë Shqipërisë, kur ende nuk po besojmë votën që hidhet këtu brenda, me komisionerë, karta identiteti e mbikqyrje njerzore është shkatërrim total.
Spekulantët politikë se gjasme u dhimbsen emigrantët janë palaço! Janë po të njëjtët palaço që i përzunë nga vendi i tyre ata që emigruan.
I përzunë pa dhënë fare llogari. Palaço, fjala vjen tha se “ata po ikin jo për punë, po për të parë Cristiano Ronaldon”!!!
Tani duan t’u marrin mendtë me propagandë me shpresë që tu marrin dhe votën.
Dhe si duan tua marrin?
Me postë.
Me postën politike që administrojnë vetë.
Ti numërojnë me komisionet që stisin vetë. Dhe ti llogarisin në favor të pushtetit që kanë në dorë vetë.
Kjo është maskaradë e pastër politike. Tallje e rëndë si me ata që jetojnë andej e veçanërisht me këta që gdhihen e ngrysen këtu, nën sundim të plotë me liri e të drejta të kufizuara në ekstrem!
Beteja që po bëhet është që të sigurohet identifikim i plotë fizik e biometrik i çdo zgjedhësi në qendër votimi.
Sunduesi thotë praktikisht “bëni ça të doni me votat këtu se unë shpallem mbret me postë”!!!
Ja, kaq banale është ideja e votës së emigrantëve për sundimtarin.
Personalisht mbetem në parim kundër një ideje të tillë, sado debat të ngjallë.
Njeriu merr pjesë politikisht në vendin ku jeton, punon e paguan taksa dhe jo ku aspiron e as ku ka jetuar më parë. Ky është rregulli bazë i pjesmarrjes demokratike në qeverisje.
Shteti ynë, megjithatë e ka pranuar që ata që kanë zgjedhur të mos jetojnë këtu të vijnë e të votojnë. Kaq.
Çdo gjë tjetër është spekulim i pastër, me qëllim thellësisht antidemokratik.
Të paktën hë për hë, ndoshta edhe për ca vite më pas, kjo ide është e pakuptimtë dhe mbart rrezik të lartë
Pa krijuar një sistem besimi elektoral brenda territorit, nuk mund të besohet në asnjë rrethanë vota që nuk dihet se si hidhet e transportohet nga jashtë vendit.
Mbetem i bindur në këtë gjë!” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post