Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se nuk ka 15 kushte për Shqipërinë për nisjen e procesit të Integrimit, kjo pasi PE nuk ka kompetencat dhe as kuadrin ligjor të vendos kushte për një vend kandidat për një vend kandidat si Shqipëria.
Bushati tha se gjithçka drejtohet nga KE dhe vendet e BE dhe se janë disa detyra që duhen siguruar si reforma zgjedhore e Gjykata Kushtetuese apo ajo e Lartë, por nuk ka as 7 dhe as 15 kushte.
“Kemi pasur disa rekomandime, një vendimmarrje nga BE që përcaktuan dhe një radhë apo etapë që duhet të ndiqen nga Shqipëria. Fillimisht përgatitet kuadri negociues që përcakton të gjithë procedurën dhe metodologjinë që udhëhiqet i gjithë procesi i integrimit. Më pas mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Për të dy këto etapa, BE në vendimin e marsit të 2020 ka përcaktuar një listë me detyra.
PE nuk ka kuadrin dhe as kompetencën për të përcaktuar listën me detyra për një vend kandidat , pra nuk mund të flitet për një listë me kushte, por procesi është në ato shina që përcakton traktati. lista e detyrave që duhen përmbushur është e qartë dhe nevojitet bashkëpunim politik dhe mirëkuptim institucional. Bëhet fjalë për reformën zgjedhore, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, për ligjin anti-shpifje etj. Loja janë 7 apo janë 15 kushte është lojë me kungullesha dhe shkëputje të vëmendjes. Në momentin Parlamenti Europian nuk ka një zë ligjor për këtë çështje pasi gjithçka drejtohet nga Komisioni Europian dhe vendet e BE”, deklaroi Bushati.
Diskutime rreth kësaj post