Silva Bino, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP ka folur për kujdesin që duhet të kemi tani që sezoni veror ka filluar. Bino u shpreh se kjo nuk është koha kur duhen shkurtuar distancat.
“Vera nuk është një rast i mirë për të ruajtur distancat. Dimri i shkurton distancat. Mund ta pish gotën e verës dhe ta ruash distancë. Jetojmë në një kohë tjetër. Na duhet qendrueshmëri.”, tha ajo.
Ndërsa, këshillat që jep shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP janë këto:
“Përqafimet nuk duhet të ndodhin. Kur prekim sipërfaqe, dezinfektantët duhet t’i kemi me vete. Maska duhet të vendoset vazhdimisht. Këto janë elemente tepër të rëndësishme. Edhe vetë si njerëz duhet të jemi të përgjegjshëm.”, deklaroi Bino.
Diskutime rreth kësaj post