Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Kastriot Islami thotë se diskutimet për Reformën Zgjedhore kanë pësuar një ngrirje dhe sipas tij kryeministri Rama po përdor një lojë tinëzare.
“Është dhe një lojë tjetër që Rama ka bërë, është një lojë e shëmtuar, dredharake, tinëzare, që Luli është vëllai im, Luli është shoku im, me Lulin merrem vesh, por me ato të tjerët nuk merrem vesh. Kjo është një lojë. Opozita ka pozicionin e saj dhe mazhoranca ka pozicionin e saj.
Opozita gjithmonë kërkon të respektojë rregullat e lojës, nuk kërkon dashuri më të madhe se sa duhet ose lajka të tipit të një dhelpre, ‘është djali mirë me këtë merrem vesh’. Dhe kur nuk i intereson thotë, ‘Luli ashtu e Luli kështu’. Ky është problemi i kësaj mazhorance që në radhë të parë është cilësuar si e kriminalizuar, është hera e parë në Parlamentin Evropian që kërkohet dekriminalizimi i një mazhorance.
Me 15 kushtet që janë miratuar brenda disa ditësh, janë vendosur pafundësisht epitete që nuk kanë ndodhur në as njërën dhe tjetrën. Praktikisht ky është problemi i kësaj mazhorance e cila kërkon të bëj zgjedhje si zgjedhje vendore, nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës dy gjëra që kanë ndodhur në Shqipëri”, u shpreh Islami në Top Talk.
Diskutime rreth kësaj post