Në Turqi është ndërmarrë një nismë për vendosjen e gjobave të rrepta për këdo që kapet pa maskën mbrojtëse. Shtetasit turq si dhe turistët do të përballen me një gjobë prej 900 lira (104£ ) nëse nuk mbajnë maskë fytyre në publik.
Kjo përfshin si hapësirat në natyrë, ashtu dhe dyqanet dhe restorantet. Rregullat aktuale ekzistojnë në 81 provinca në Turqi, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Mula, ku ndodhen Bodrum, Dalaman dhe Marmaris.
Ndërsa shkalla e parë do të jetë një paralajmërim, një shkallë e dytë do të rezultojë me gjobë.
Rregullat e rrepta të maskave janë futur pas një rritjeje shqetësuese të rasteve të reja Covid-19 në të gjithë Turqinë, me 187.685 raste dhe 4,950 vdekje në total.
Megjithatë, vendpushimet e plazhit shpresojnë të tërheqin përsëri turistë këtë vit pas fillimit të programit të ri “Certifikimi i Turizmit të Sigurt”, i cili do të përfshijë kërkesat e shëndetit dhe higjenës në linjat ajrore, aeroportet dhe akomodimin.
Diskutime rreth kësaj post