Mauro Jacket, profesor i Shkencave Kardiovaskulare në Kolegjin Mbretërorë të Londrës ka deklaruar për ‘The Guardian’ se te pacientët në gjendje të rëndë dhe sidomos te ata që nuk i kanë mbijetuar infeksionit nga koronavirusi, mushkëria si organ nuk ekziston më.
“Arkitektura e mushkërive te ata që qëndrojnë rreth 40 ditë në terapi intensive, nuk ka asgjë të përbashkët me ndërtimin e mushkërive që njohim ne”, – shprehet ai.
Duke ekspozuar studimin e tij, të kryer duke ekzaminuar disa qindra autopsi të pacientëve të vdekur në Itali pasi kishin kaluar 40 ditë në repartet e Terapisë Intensive, Jacket tha në Parlamentin anglez:
“Ajo që kam gjetur është shumë e pazakontë. Plotësisht e ndryshme nga pneumonia e shkaktuar gripi apo SARS” dhe theksoi se “Te këta pacientë trompozat e shkaktuara ishin masive dhe arkitektura e mushkërive ishte totalisht e shpërbërë. Në shumë raste e kishte patur të pamundur të dallonte ekzistencën e mushkërisë”.
Diskutime rreth kësaj post