Deputeti Kujtim Gjuzi, ka komentuar sërish shkëmbimin e batutave me kryeministrin Edi Rama, disa ditë më parë në Kuvend.
“Konservatorët mendojnë se duhet një tryezë më e madhe dhe Ruçi të jetë aty si kryetar. Duhet të jemi aty. Duhet të jemi në bisedime për të hapur kodin zgjedhor. Sot është ditë e hënë, kanë kaluar 5 ditë. Rama bëri gabim me batutën që bëri me mua të enjten. Ne jemi shqiptarë dhe njëherë e djegim shaminë e beqarit,” – tha Gjuzi.
Gjatë seancës të së enjtës së shkuar, Rama teksa fliste nga foltorja shkëmbeu batuta me deputetin Gjuzi, duke i komentuar veçanërisht mustaqet dhe shaminë e xhaketës.
Diskutime rreth kësaj post