Dy moderatoret e njohura, Fjoralba Ponari dhe Nevina Shtylla, janë ndër vajzat më simpatike dhe të dashura për publikun. Ato na shoqërojnë çdo të dielë në “E diell” dhe njëra bionde, tjetra brune, janë kombinimi perfekt për ekranin shqiptar.
Mirëpo, jeni bërë ndonjëherë kuriozë të dini se ç’ndodh prapa kuintave? A ka pasur ndonjëherë zënka mes dy vajzave jashtë ekranit?
Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Fjoralba në InstaStory, duke treguar hapur marrëdhënien e saj me Nevina Shtyllën.
Dy moderatoret jo vetëm që janë bërë mikesha edhe jashtë punës, por madje shkojnë aq mirë sa s’janë grindur asnjëherë.
Këtë lë të kuptohet Fjoralba me përgjigjen e saj, ndërsa publikon edhe një foto me kolegen.
“Hera e fundit që je zënë me Nevina Shtyllën dhe për çfarë”, e pyet një ndjekës kurioz, ndërsa moderatorja ia ka kthyer:
“A jemi zënë ndonjëherë bashkë ne?” – duke etiketuar Nevinën teksa i bashkëngjit një zemër.
Pra, raportet mes vajzave janë aq të mira sa respekti dhe marrëdhënia mes tyre vazhdon edhe përtej ekranit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post