Transporti publik është një ndër sektorët e vetëm që vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të masave të marra në kuadër të pandemisë së koronavirusit.
I ftuar në ‘ABC News’, kryetari i shoqatës së transportit qytetas, Rexhin Qoshja tha se janë ende në pamundësi për të filluar, ndërsa thekson se po ashtu nuk kanë as një urdhër nga qeveria.
Qoshja ritheksoi edhe njëherë se kërkesat e tyre duhet të plotësohen dhe se ata vetë duan të fillojnë punën.
“Ne jemi ende në pamundësi për të nisur. Ende nuk kemi një urdhër tjetër për të rifilluar. Transporti publik nuk është një domosdoshmëri si në vendet e tjera, por futet te qarkullimet e luksit. Jemi para faktit që transporti publik duhet të lëvizë më pak. Ne kemi kërkuar heqjen e akcizës.
Jemi të paaftë për të dhënë një përgjigje korrekte se kur mund të fillojmë. Pa u plotësuar pikat tona është e pamundur të rifillojmë.
Ne mezi presim të rifillojmë. Përveç punonjësve që janë pa punë ne do të përballemi edhe me problematika teknike, por janë operatorët që kanë detyrime në taksa, karshi bankave.
Ne nuk jemi shumë komodë të bëjmë protesta, duam të fillojmë punën. Vendimarrësit të lëvizin më shpejtë”, – u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post