Ditën e sotme rihapen fluturimet nga Aeroporti “Nënë Tereza”, vetëm për rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë.
Në njoftimin e TIA bëhet e ditur se udhëtimet do të jenë vajtja dhe kthim nga Tirana në Athinë, Bari, Beograd, Vjenë, Venecia dhe Firence.
TIA i bën thirrje udhëtarëve të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa maskat janë të detyrueshme.
Ndërkohë bëhet e ditur se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.
Fluturimet e konfirmuara 22.06.2020⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e sotme janë:
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthi
Air Albania – Stamboll – Tiranë and Tiranë – Milano
Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe Kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Albawings – Tiranë – Firence dhe kthim
Për ditën e sotme është parashikuar edhe rinisja e transportit detar. Edhe kjo vlen vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët që janë rezidentë në Itali, kanë një vizë pune apo për arsye shëndetësore.
Diskutime rreth kësaj post