Mbyllet kufiri i Malit të zi me Shqipërinë dhe Kosovën për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se Mali Zi ka vendosur të rishikojë listën e vendeve, shtetasit e të cilëve do lejohen të hyjnë në territorin e këtij vendi.
Ministria e Jashtme bën me dije se nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:- profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë; personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti; diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare.
Vendimi për mbylljen e kufijve hyn në fuqi mesnatën e së dielës në datë 21 qershor dhe është i vlefshëm deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë.
Në hartën e publikuar nga autoritetet malazeze qytetarëve nga Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina, u lejohet hyrja nëse posedojnë një test negativ ndaj Covid 19, ndërsa shtetasit e Serbisë e Maqedonisë së Veriut, e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi.
Diskutime rreth kësaj post