Alba Çobaj, ish banorja e Big Brother Albania 8 është bërë nënë për herë të parë. Ajo e ka ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit e saj në Instagram dhe ka zbuluar madje edhe emrin e vajzës së saj.
“Nuk gjej fjalët ende të përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda. Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia. Mezi pres të ndajë me ju videon e eksperiencës së lindjes që sigurisht ishte më e bukur në botë. Të duam shumë Sofia jonë e shpirtit. Mami Alba dhe babi Migeni të kanë arsyen e jetës,” – shkruan ajo.
Alba dhe bashkëshorti i saj, Migeni, janë bashkë prej 3 vitesh, janë fejuar në muajin maj të vitit 2019 dhe në muajin tetor janë kurorëzuar me martesë. Megjithatë, Alba preferon ta mbajë të fshehtë partnerin nga mediat, siç ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe.
Diskutime rreth kësaj post