Mësohet se udhëzimi që do t’i kërkojë anëtarësisë së Partisë Demokratike të zgjedhë përmes parimit një anëtar një votë deputetët e saj për parlamentin e ardhshëm është gati.
Në takimet e zhvilluara në Tiranë, lideri i kësaj partie Lulzim Basha është shfaqur në krah të ish-deputetëve, Halim Kosova, Jorida Tabaku, Gert Bogdani, Grida Duma, Klevis Balliu, ku duket sikur po i rikthen në aksion.
Në Vlorë kryedemokrati u shfaq në krah të ish-kandidatit për kryetar Bashkie, Genc Deromemaj.
Në Elbasan në krah të ish-deputetëve Luçiano Boçi dhe Endri Hasa.
Ndërkohë që takimet në rrethe do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme. Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave pritet të nisë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në 15 shtator.
“Sistemi ynë synon t’i japë mundësi anëtarëve të PD, demokratëve që të zgjedhin ata, se kë duan që t’i përfaqësojë, qoftë në parlamentin e ardhshëm, qoftë në pushtetin lokal. Kjo për mua është zgjidhja e vetme, për problemin që është krijuar me listat e hapura”, – u shpreh Paloka.
Diskutime rreth kësaj post