Gjatë periudhës së karantinimit një ndër problemet e shumicës së njerëzve ishte edhe shqetësimi se ku do t’i prisnin flokët. Kështu jo pak personazhe të njohur zgjodhën t’i qethnin vet në shtëpi. Një ndër ta është edhe aktori Ermal Mamaqi.
E mbani mend videon epike kur Ermali Mamaqi i qethi vetë flokët në shtëpi?
Shprehja “Bëmë baba të të ngjaj” vlen më së miri për këtë rast pasi edhe Joeli ka bërë sot të njëjtën gjë.
Ermali ka publikuar në Instagram një video ku e kap mat Joelin teksa rruan kokën. “Jooo, stop, stop, ça ke bërë kështu more? Pse e bëre këtë?”, – dëgjohet t’i thotë Ermali Joelit ndërsa vogëlushi qesh.
“Kur të bën Joeli : Surprizëëëë…”, – shkruan Ermali krah videos.
Në një postim tjetër Ermali na tregon edhe pamjen e re të Joelit, i cili shfaqet bashkë me qenin e tyre të ri, Sulon.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post