Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka vizituar sot Spitalin Rajonal të Durrësit.
Ndërkohë që sot u identifikuan 53 raste të reja me koronavirus, kryeministri Rama bën të ditur se mjekët dhe infermierët në strukturat spitalore në të gjithë vendin janë në gatishmëri maksimale.
“Spitali Rajonal i Durrësit – Ministrja Ogerta Manastirliu, me mjekët dhe infermierët në gatishmëri maksimale në të gjithë spitalet e vendit. Domosdoshmëri zbatimi i masave anti-COVID19, sipas protokolleve të vendosura në çdo spital, për të kufizuar përhapjen e infektimit.
Fuqizojmë terapitë intensive dhe kapacitetet e spitaleve në të gjithë vendin.”, – shkruan Rama krahas videos.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post