Një sasi mallrash kontrabandë nga Turqia me vlerë 300 mijë euro janë bllokuar nga antikontrabanda e doganës së Tiranës. Burime për Report TV bëjnë të ditur se mallrat u bllokuan në kamionin e kompanisë ‘Emi Trans’ me pronar shqiptar.
Mallrat e bllokuara janë rroba firmato që kryesisht mbajnë etiketën e firmës ‘Gucci’, por që janë të faslisifkuara. Mësohet se ato janë porosituar nga disa tregtarë në Tiranë.
Kamioni me mallra nga Turqia ka kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës, nga e cila kanë kaluar lirisht.
Pasi kamioni ka mbërritur në Tiranë, antikontrabanda brenda doganës së kryeqytetit ka zbuluar se pjesa më e madhe e mallrave ishin të padeklaruara. Firma i kishte deklaruar mallrat me vlerë 30 mijë euro, ndërkohë që paraprakisht vlera e tyre arrinte në 300 mijë euro.
Pas procedurave nga ana e autoriteteve doganore, mallrat janë sekuestruar, ndërsa është ndaluar edhe shoferi i kamionit.
Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se kompania ‘Emi Trans shpk’ është regjistruar në 4 prill të vitit 2006 me administrator Shkelqim Rryta.
Sipas ekstraktit, objekti i këtij aktiviteti është Import-eksport, tregtim të artikujve të ndryshëm, industrial, ushqimor, frutaperime, automjetesh, elektroshtepiake, elektrike, higjenosanitare, qeramike, artizanati, pajisje zyrash, prodhime druri, karburante te ndryshme me pakice, impiante gazi, pajisje, ngrohese gazi, kozmetike, estetike, materiale ndertimi, hapje agjensi turistike, imobiliare. Transport mallrash e pasagjeresh, personale, punime duralumini.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post