Oda e Mjekëve të Kosovës ka kërkuar të ndiqet penalisht biznesmeni Hetem Ramadani. Në emisionin Rubikon në Kosovë, Hetem Ramadani, bashkëshort i sopranos së njohur Inva Mula ka thënë “mjekët janë ndër vrasësit më të mëdhenj në botë, për shkak të gabimeve dhe për shkak të mosdijes dhe interesave që janë agjentë të farmacisë.”
Në një deklaratë publike sot, Oda e Mjekëve të Kosovës cilëson se deklarime të tilla kanë për qëllim njollosjen e figurës së mjekut në shoqëri.
OMK shprehet se nuk do të lejoj që të cenohet dinjiteti dhe integriteti profesional i mantelbardhëve, ndaj kërkon që biznesmeni dhe mësuesi i meditimit Hetem Ramadani të ndiqet penalisht.
Diskutime rreth kësaj post