Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili u prek nga koronavirusi në mes të muajit mars, por e kaloi në shtëpinë e tij pa komplikacione të rënda tha se mosbesimi i disa njerëzve shkon deri aty sa e akuzojnë se ka bërë sikur është sëmurë me Covid-19.
“Ka njerëz që më thonë “bravo të qoftë, e luajte bukur rolin si i sëmurë”, tha Brataj.
Sipas tij, një nga arsyet është se në fazën e parë të përhapjes së koronavirusit, duke parë edhe vendet si Italia e Spanja që u goditën rëndë, shumë njerëz menduan se kush prekej nga virusi “do të vdiste”.
Ai thotë se qytetarët janë tepër mosbesues ndaj pandemisë së koronavirusit për një sërë arsyesh.
Diskutime rreth kësaj post