Pasi kryeministri Rama njoftoi sot se vëllezërit Edmond dhe Robert Budina ishin me koronavirus, ka reaguar menjëherë bashkëshortja e Robertit e cilësoi deklaratën e kryeministrit të pavërtetë duke kërkuar ndërkohë që ISHP të shkojë t’i bëjë testin asaj dhe fëmijëve nëse mendon se i shoqi është pozitiv me koronavirus.
“Pas publikimit të lajmit nga kryeministri se Robert Budina është me COVIOD 19 , ISHP duhet të vinte urgjentisht në shtëpinë tonë që t’na bënte testin mua dhe fëmijëve urgjent”, tha bashkëshortja e Robert Budinës.
“Ka dalë lajmi që Berti është me COVID, ndërkohë që Berti s’është fare me COVID. Kjo është gënjeshtër, kanë nxjerrë emër dhe mbiemër dhe më kanë stresuar fëmijët”, vijoi ajo.
Diskutime rreth kësaj post