Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu shprehet se situata emergjente dhe në tërësi të pa parashikuara dhe të pa menduara nga njerëzimi do vijnë në këto kohëra të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik në këto kohë pandemie.
Ajo shprehet se izolimi ka sjellë një rritje të pashmangshme të papunësisë në të gjithë rajonin.
“Nuk më pëlqejnë shumë shifrat, sidomos ato që trembin. Në punën tonë i përdorim të dhënat për të kuptuar se cfarë ndodh me njerëzit dhe sesi problemet me të cilat përballen shoqëritë, ndikojnë në progresin a regresin e ekonomive tona. Këtë po përpiqemi të bëjmë edhe këto muaj në RCC.
Izolimi ka sjellë një rritje të pashmangshme të papunësisë në të gjithë rajonin #balkanbarometer 2020, ( RCC) na thotë se 6️9 % grave e shohin Pandeminë si një kërcënim për vendin e punës. Kriza prek thuajse po aq edhe të rinjtë 1 në 6️ të rinj,sot është pa punë.
Ndërsa puna jonë këto kohë, është t’i japim dorën gjithkujt që është në rrezik. Një ide dhe në mundshim, zgjidhje për ata qytetarë, gra, burra dhe të rinj që pasiguria i tremb më shumë se virusi. Nuk është fushë me lule ajo që na pret por unë s’di të ketë mënyrë tjetër veç syve të hapur e mendjes gjithashtu! Barra në këtë Pandemi është e të gjjthëve .Çfarë duhet bërë”, – shkruan Majlinda Bregu.
Diskutime rreth kësaj post