Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi një video-mesazh të doktorit Pëllumb Pipero, i cili këshillon njerëzit të kenë kujdes, pasi virusi nuk ka ikur , është mes nesh dhe mund infektojë.
Mjeku Pipero në mesazhin e publikuar në “Facebook” nga ministrja Manastirliu, e cila u lutet njerëzve të dëgjoni mesazhin e dr. Pëllumb Pipero nga spitali infektiv.
“Tashmë më shumë se kurrë është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare po shumë të rëndësishme. Kjo mënyrë e re jetese është thjesht dhe vetëm më shumë kujdes, të mirëkuptojmë që virusi është ende midis nesh, ai ende mund të na infektojë, ai ende mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq. Ndaj ju lutem si specialist, si mjek por edhe si qytetar, më shumë kujdes, ruani distancën fizike, vendosni maskën në mjedise publike, vendosni maskën atje ku nuk mund të ruani distancën, kujdesuni për higjienën e duarve, së bashku do ja dalim deri në fund të kësaj epidemie”, – thotë Pipero.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post