Partia Demokratike ka reaguar lidhur me lajmin që publikoi kryeministri Edi Rama, ku tha janë infektuar me koronavirus dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina.
Përmes zëdhënëses Ina Zhupa, PD e cilëson një turp për Ramën, që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private për dy artistët e njohur.
“TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit.
Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtërore dhe shtimin e rasteve.
Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij”, – shkruan Zhupa.
Diskutime rreth kësaj post