Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 50 raste të reja të infektuar me koronavirus. Duket që shtimi i rasteve në të gjithë vendin gjatë ditëve të fundit vazhdon të mbetet e lartë.
Shifrat zyrtare janë bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, pas testimeve të bëra në personat e dyshuar për koronavirus.
Kujtojmë se një ditë më parë në vend u raportuan 66 raste të reja dhe 3 persona humbën jetën në Infektiv, pa arritur t’i mbijetonin sëmundjes
E PLOTE
“COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 50 raste të reja dhe 1 humbje jete
28 të shëruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje personave të prekur nga Covid19 me shenja të lehta ose asimptomatikë të qëndrojnë të izoluar
Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Inspektoriati dhe Task Forca në terren vijojnë kontrollet intensive në subjekte, por nevojitet bashkëpunimi i bizneseve dhe qytetarëve për të respektuar rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar positive me shenja të lehta ose asimptomatikë, por edhe ata qytetarë që kanë dyshime se janë të prekur ose janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel të gjithë qytetarëve dhe bizneseve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë po bashkëpunon ngushtësisht me Policinë e Shtetit për të mos lejuar asnjë person pozitiv që të thyejë rregullin duke dalë nga karantina, deri në shërimin e plotë.
Qytetarët duhet të shmangin grumbullimet masive pasi janë burim infeksioni, të evitojnë ceremonitë mortore dhe vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet në qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
COVID-19 – Statistika (19 Qershor 2020)
Testime totale 22806
Raste pozitive 1838
Raste të shëruara 1114
Raste Aktive 682
Humbje jete 42 (Qarku Tiranë 23, Durrës 8, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 317
Durrës 140
Shkodër 112
Vlorë 45
Fier 28
Lezhë 12
Elbasan 11
Korçë 10
Kukës 5
Gjirokastër 1
Berat 1
Diskutime rreth kësaj post