Ish-presidenti shqiptar Bamir Topi tha se marrëveshja për ‘Zgjedhoren’ është një sajesë politike që bëhet për të futur në lojë opozitë, e cila doli me vullnet të plotë jashtë kësaj loje politike
“Marrëveshja e 5 qershorit është një pamje që përsëritet në mënyrë ciklike. Sa herë jemi në prag të një reformimi, pasi reformimi i kodit zgjedhor është bërë pafundësisht dhe vijon të mbetet ende më problematiku. Nuk e kam parë këtë situatë në qelizë pasi e di fare mirë se çfarë po gatuhet, në cilën kuzhinë po gatuar dhe çfarë gjelle do të hamë.
Kjo i takon ekskluzivisht politikës shqiptare dhe çdo aktor ndërkombëtar futet për t’i vendosur ata në normalitet që gjithmonë është jashtë saj. Opozita e pa se duke mbetur jashtë, ky tjetri që ka përball nuk ‘të fal’ dhe shikojmë një pamje të çuditshme, një njeri që ka gjithçka dhe një opozitë të çoroditur dhe pa vizion dhe vendimmarrje emocionale të çastit.
Marrëveshja është një sajesë e politikës shqiptare që bëjnë një strukturë të posaçme për të rifutur në lojë disa parti politike, jo pak të rëndësishme, që me vullnetin e tyre dolën nga loja. Kjo u bë për t’i futur ata në shina, por në shina politike, jo ato institucionale, pasi aty kemi një opozitë parlamentare. Politika shqiptare është në anormalitet, kjo nuk është një opozitë normal, por as ky pushtet nuk është normal, duke krijuar një situatë anormaliteti në Shqipëri”, tha Topi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post