Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet Parlamentare Elisa Spiropali foli me tone të ashpra sot gjatë seancës së Kuvendi, nga ku hodhi akuza drejt opozitës në lidhje me marrëveshjen e Reformës Zgjedhore.
Ajo tha se pavarësisht mosdakordësive reforma do të votohet në parlament. Ndërkaq Spiropali akuzon opozitën se e ka futur reformën në kushtet e integrimit në BE sipas saj për ti vënë stërkëmbëshin Shqipërisë.
“Çfarë borxhi i kemi opozitës që fyen dhe këtë marrëveshje të mbërritur. Në këtë Kuvend ne do të votojmë reformën zgjedhore duke mos patur tabu dhe duke bërë atë që është e drejtë për qytetarët.
Ata e futën Reformën në kushtet e integrimit për t’i vënë stërkëmbëshin Shqipërisë. Të njëjtën gjë po bëjnë tani sado vullnet të kemi në raport me këtë opozitë ajo nuk ka për tu kthyer sepse po kërkon tani jo arsye për të fituar. .. Mungesa e dakordësisë buron nga frika e tyre.
Në pikën që jemi i kemi borxhin për të diskutuar dhe për të debatuar si shqiptarë dhe për ta votuar, por askush s’na vë dot kushte”, – tha Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post