Deputeti opozitar Lefter Maliqi ka zgjedhur të ‘braktisë’ sot seancën e radhës të Kuvendit, ndërsa në rrjete sociale tregon se po bën një takim me Sali Lushën, ish-truprojën e Sali Berishës.
Maliqi shkruan se është më e mirë biseda me këtë patriot sesa pjesëmarrja në Parlamentin e show-t.
“Takim,kafe,bisedë miqësore me mikun Tropojan,me vlera,besnik,kurajozë,qëndrestar e idealeve te studenteve te Dhjetorit 90 Sali Lusha. Më mirë biseda me patriot te tillë e fisnik sesa pjesmarrja në Parlamentin e shoë-t,aktrimit te Rilindjes se krimit e korrupsionit, i cili eshte kthyer ne zyre biznesi duke votuar koncensionet per Oligarket dhe ligje antikushtetuese.Shqiperia si Europa ëndra e cdo Shqiptari”, – shkruan Maliqi krahas fotos.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post