Rudina Hajdari ka folur me tone të forta në seancën e sotme parlamentare. Deputetja e opozitës reagoi pas shkarkimit të Fatmira Hajdarit, u ndal edhe tek Reforma Zgjedhore dhe Këshilli Politik.
Deputetja Hajdari u shpreh se ndien neveri për atë çfarë ndodhi dhe se të gjitha debatet sipas saj u bënë vetëm për një tender, atë të identifikimit biometri.
“Bëri luftë për tenderin e identifikimit biometrik, për dy vite më radhë. Më vjen keq që u ula në atë këshill dhe shpenzova orë të tëra për tu marë me këtë çështje. Unë u ula për të përfaqësuar vullnetin e opozitës parlamentare dhe qytetarëve shqiptarë që duan ndryshimin e sistemit. Më vjen neveri kur e mendoj se në atë tryezë u arrit ajo që nuk duhej.
Ata duan që në kodin zgjedhor të fusin me ligj se kush do e bënte negociatën për atë tender” – tha deputetja Hajdari nga Parlamenti.
Diskutime rreth kësaj post