Të gjithë e njohin Shqipërinë si një vend i vogël, me shumë pasuri natyrore, njerëz bujarë, por me një sistem politik të shkatërruar, të kapur dhe i qeverisur nga një grusht njerëzish. Janë pikërisht këto cilësitë e fundit që e kanë bërë Shqipërinë të cilësohet si një vend i pavlefshëm në disa rankime të ndryshme.
Një ndër to është edhe vlefshmëria, apo siç quhet nga të gjithë “fuqia e pasaportës”, mjeti i identifikimit që tregon vendin prej nga vjen.
E teksa të gjithë shqiptarët rrahin gjoksin kur thonë se vijnë nga Shqipëria, pashaporta jonë duket se nuk qëndron kaq kryelarttë.
Sipas një rankimi të bërë nga https://www.passportindex.org/, pasaporta shqiptare cilësohet si një nga pasaportat më të pavlefshme në Europë, duke u renditur nga fundi, në vendin e 17.
E ndoshta ky rankim është një nga arsyet që shumë shqiptarë dërgojnë video teksa janë duke djegur pasaportën shqiptare, sapo pajisen me një pasaportë të një shteti tjetër. Gjithashtu është edhe arsyeja se pse shumë shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria, për të jetuar në një vend tjetër, me dëshirën e madhe për të marrë edhe nënshtetësinë.
Për të ardhur keq, por ky është rezultati i një qeverisje antishqiptare prej 30 vitesh, ku ministria e jashtë vetëm shet det dhe nuk trumpeton vlerën e shqiptarëve.
Diskutime rreth kësaj post