Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e Erion Isufit, kunatit të Lulzim Bashës ndaj deputetit të PS Ervin Bushati. Kjo pasi sipas kunatit të Lulzim Bashës, deputeti i PS Ervin Bushati, i kishte cënuar nderin dhe moralin me deklaratat e tij të bëra në masmedia, duke e akuzuar për lidhje korruptive.
Por pas disa seancave gjyqësore, gjyqtari i Tiranës Ervin Pollozhani vendosi të rrëzojë kërkesën e Isufit, duke e cilësuar kërkesën për dëmshpërblim prej 20 milionë lekësh, si të pabazuar në ligj.
Gjyqtari Pollozhani argumenton se qëndrimet publike të deputetit Bushati, janë opinione politike që i adresohen kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Kujtojmë se Isufi, kishte paditur në gjykatën e Tiranës Bushatin duke kërkuar prej këtij të fundit një dëm pasuror prej 20 milion lekë të vjetra.
Diskutime rreth kësaj post