Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar Kuvendin si ‘parlament ‘rrobaqepësi’ që qep ligje me porosi oligarkësh’, i cili rrëzoi dje 3 dekrete të presidentit Ilir Meta.
Postimi i Vasilit:
“Parlamenti “Rrobaqepësi”, qe qep ligje me porosi oligarkesh!
Parlamenti ka vdekur si institucion qe miraton ligje ne emer te se mires publike.
Parlamenti si rrobaqepësi ligjesh merr ” porosine” nga oligarket dhe me merak qep ligjin qe oligarket duan dhe shkelin kushtetuten, intetesin publik, xhepin e shqiptareve te zakonshem dhe ç’tu dale perpara.
Parlamenti eshte vendosur fëlliqshëm kunder te mires publike dhe ne krah te grabitqareve kliente te qeverise rilindase.
Sot Komisionet e Parlamentit “rrobaqepësi” rrezuan tre dekrete te Presidentit, qe kishte kthyer tre ligje.
Ligji i parë përjashton jahtet nga TVSH e karburantit.
Pra, kush ka një jaht, do ta paguajë naftën shumë më lirë sesa shqiptarët që e blejnë atë bashkë me taksën.
Ligji i dytë u jep oligarkëve të Ramës, në mënyrë të paligjshme, të drejtën e ndërtimit të një porti privat. Ligji i tretë hap rrugën për pastrimin e parave të trafikut të drogës, të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kjo “rrobaqepësi” parlamentare tregoi qarte se eshte armike e shqiptareve dhe nje rrecke qelbur qe mbush xhepin e oligarkeve dhe te qeverise.”, – shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post