Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të gjithë qytetarët që janë gjobitur për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi që të aplikojnë për rimbursim.
Statusi i Ramës:
“TË GJITHË QYTETARËT QË DISPONOJNË DOKUMENTIN E PAGESËS SË GJOBËS SË AUTORITETEVE GREKE PËR SHKAK TË KALIMIT TË AFATIT TË QËNDRIMIT NË GREQI, JANË TË LUTUR TË APLIKOJNË PËR RIMBURSIMIN:
https://www.tatime.gov.al/…/njoftim-per-rimbursimin-e-gjoba…
*Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve,
Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe SIÇ JAM ZOTUAR ATO DO TË RIMBURSOHEN NGA SHTETI SHQIPTAR❤️
NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI”, ka shkruar Rama.
Diskutime rreth kësaj post