Në një njoftim nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për nesër moti parashikohet që të jetë sërish i paqëndrueshëm. Do të ketë kthjellime që do pasohen nga vranësira paradite, ndërsa pasdite do të ketë më tepër kthjellime.
“Ditën e mërkurë moti parashikohet i paqendrueshëm. Hera herës kthjellimet do të pasohen nga zhvillime vranësirash. Pasdite e në mbrëmje më tepër kthjellime. Reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të ulët e mesatar. Lokalisht në orët e paradites reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike.
Era, do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim e lehtë e mesatare, kryesisht në bregdet. Valëzimi i forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen në: zonat malore 12º deri 22ºC; zonat e ulëta 14º deri 28ºC; zonat bregdetare 15 º deri 27ºC. Ju urojmë një pasdite të mbarë!”, – shkruhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post