Ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka bërë një paralajmërim ka dalë me një paralajmërim të fortë në rrjetet sociale. Duke nënkuptuar paktin për Reformën Zgjedhore, Panariti shkruan se mos zbatimi marrëveshjeve nuk i jep më asnjë kuptim dialogut politik dhe sot mot.
“Mos zbatimi i marrëveshjeve për reformat, nuk i jep më asnjë kuptim dialogut politik sot dhe mot. Marrëveshjet janë për zbatim jo për diskutim! Ti deformosh ato, do të të thotë që ke qenë dhe je kundër tyre! Je si “pëlhura e Penelopës” që thuret ditën dhe çthuret natën.
Mos kërkoni më dialog nga ata që thyejnë marrëveshjet! Sepse nuk janë më të besueshëm. Dialogu dhe bashkëpunimi politik është kushti kryesor sintezë i cili i paraprin të 15 kushteve të BE dhe të Bundestagut. Mos respektimi i marrëveshjeve është goditja më e rëndë ndaj stabilitetit dhe integrimit Evropian të Shqipërisë” – deklaron Panariti.
Palët kishin rënë dakord që pakti që do të firmosej në Këshillin Politik nuk do të ndryshoj, por do të votohej pa hequr asnjë presje në parlament.
Por opozita parlamentare ka kundërshtuar duke vendosur disa kushte, teksa me dy prej tyre hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve është bashkuar edhe deputeti socialist Adnor Shameti.
Kjo ka sjellë kundërshtimin e një pjese të opozitës, por edhe PD-LSI-së, që duket se nuk janë dakord me ndalimin e koalicioneve dhe vendosjen e pragut 5% për hyrjen e partive në parlament.
Diskutime rreth kësaj post