Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, ka kujtuar sot votimin e një viti më parë për rezolutën që kërkonte shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se opozita parlamentare është e përçarë, e shitur dhe po përdoret nga maxhoranca. Deputeti i pavarur shton më tej se qëndrimet e tij mbeten të njëjta dhe parlamenti e çdo institucion është i kapur.
“1 vit me pare qendrimi im koherent per opoziten parlamentare, se si u percan, u joshen, u perdoren nga Rilindja per cdo ligj qe cenonin Kushtetuten etj si Komisioni hetimor per Presidentin, KÇK, anti shpifjen, PPP-te, pergjimet etj. Qendrimet e mia mbeten te njejta. Parlamenti e cdo institucion eshte i kapur.
Kriza politike eshte ide e Beut te Surrelit i cili ecen me parimin perca e sundo duke kene vendin ne krize te thelle ekonomike e politike, ne varferi, krim, korrupsion, droge, pasiguri, cpopullim, panik, duke qenepeng i Oligarkeve e bandave. Rama mbetet e keqja e vendit. Prandaj po saboton marreveshjen zgjedhjore. Shih videon”, – shkruan Maliqi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post