Deputeti Myslim Murrizi është shprehur kundër sistemit zgjedhor nëse nuk hapen listat. Murriz ka dhënë disa shembuuj të sistemeve zgjedhore në vendet e Bashkimit Evropian që e aplikojnë.
“Spanjën e sollën si shembull, ja ku është Spanja me lista të hapura. Këtu keni Austrinë dhe këtu Kosovën. Këtë i thashë edhe Sorekës. Hiqi syzet, mbylli sytë dhe vendose gishtin tek një sistem të këtyre vendeve.
Nuk kishim pse të shpiknim rrotën tek Pallati i Kongreseve ne. Ja këtu është rrota. I bëj thirrje edhe opozitarëve jashtë parlamentit të bashkohen më këtë nisëm se janë parti e madhe.” – tha deputeti.
Diskutime rreth kësaj post