Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri shprehet se përpjekja për të ndaluar koalicionet parazgjedhore është një goditje e drejtëpërdrejtë ndaj mundësisë për rotacion politik.
Sipas tij, sistemi proporcional pa koalicione shërben për të ndihmuar PS-në të marrë më shumë vota.
“Cdo perpjekje per te ndaluar koalicionet parazgjedhore eshte nje goditje e drejteperdrejte ndaj mundesise per rotacion politik e sherben per te mbajtur Ramen dhe PS ne pushtet ne zgjedhjet e 2021!
Vetem nje koalicion zgjedhor apo dy te tille te djathte mund te arrije rotacionin ne zgjedhjet e ardhshme! E djathta perbehet nga PD dhe disa parti me te vogla per shkak te historise se te djathtes. Nje koalicion i madh me nje PD demokratike dhe konkuruese apo dy koalicione te djathta(tjetri pa Republiken e Re) nese PD vazhdon aventurat e Bashes, mund te arrijne te permbysin raportin mazhorance-opozite!
Sistem proporcional pa koalicione eshte dicka e pakupimte pervecse per te ndihmuar PS meqe si parti e vetme merr me shume vota aktualisht se PD!
Dhe te mendosh qe keta te opozites parlamentare qe kane firmosur kete kerkese jane deputete te listes se Bashes, eshte e qarte se per ke punojne!”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post