Biologu i njohur Et’hem Ruka, duke bërë një bilanc të situatës me COVID-19, kërkon nga ana e qytetarëve ndërgjegjësim. Ai shkruan se në 4.6 individë të testuar, 1 rezulton i infektuar. Përqindja e të shëruarve është ulur në 2%.
Në 24 orët e fundit, vendi ynë ka thyer një tjetër rekord me numrin e të infektuarve me koronavirus. Bëhet fjalë për 69 raste pozitive.
“15 QERSHOR 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE:
Javen e fundit numri i te infektuarve u rrit 75%. Sot në 4.6 individe te testuar, nje individ rezulton i infektuar. Numri i te shtruarve ne spital arriti 50 paciente. Perqindja e te sheruarve u ul 2%, ndersa ajo e te infekturve aktive u rrit me 2%.
Shume miq tanet virtuale mendojne se deri sa nuk ka shume vdekje, nuk ka pse te shqetsohemi. Gabim! Harrojme se çfare mundi investojne mjeket tane infeksioniste per te shpetuar jeten e njerezve, harrojne se edhe sikur nje vdekje te vetme te kete si pasoje e pakujdesise sone, duhet te shqetesohemi te gjithe. Ka vend per reflektim, ndergjegjesim dhe kontroll”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post