Në Krujë të infektuari me Covid-19 po shtohen dita ditës, ku vetëm këtë të hënë rezultuan 8 të infektuar. Nëse deri dje burim infeksioni ishte një fasoneri, rastet e fundit nuk dihen se nga e kanë marrë virusin.
Drejtoresha e spitalit të Krujës Yllka Cukalaj në një intervistë televizive është shprehur se infeksioni është përhapur nga pakujdesia e treguar nga qytetarët.
“Mund të merrni informacione tek njësia vendore. Ne i japim shërbim çdo personi. Nën kontroll.
Shkaqet duhet t’i kërkoni tek njësia qendrore. Për rastet e hetuara njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm, të mbajnë maska. U shtuan ngaqë menduan se u largua”, shprehet ajo.
Diskutime rreth kësaj post