Deputeti i opozitës në Kuvend Lefter Koka ka shprehur opinionin e tij për marrëveshjen e arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.
Koka ka deklaruar se mbështet opozitën parlamentare lidhur me qëndrimin e saj për të mos votuar draftin e Reformës Zgjedhore.
Postimi i Kokës:
“Marrëveshja e partive të mëdha ka zhgënjyer me të drejtë shumë qytetarë, që jo pa arsye prisnin diçka pozitive lidhur me zgjedhjet e ardhshme.
Për hir të vërtetës më shumë ka zhgënjyer demokratët e thjeshtë, që pas 3 vitesh rrugëve me protesta prisnin largimin e Ramës, dhe jo një marrëveshje të Bashës me Ramën për të mos ndryshuar asgjë!
Po nga ana tjetër edhe elektorati gri është i zhgënjyer , sepse panë se kjo marrëveshje nuk solli depolitizimin e komisioneve zgjedhore, siç me të drejtë ky elektorat priste, por veç riciklim të tensionit.
Personalisht as nuk do të merrja mundimin, të ngrija kartonin as për ta votuar e as për ta rrëzuar atë marrëveshje.
Nisma e re e deputetit Murrizi dhe kolegut Musai krahas të tjerë deputetëve të opozitës parlamentare , më duket shumë më interesante, se sa gjella bajate e gatuar me muaj të tërë nga kolegët Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri.
Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, që si fëmijët e lagjes fshihen pas të madhit, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës.
Përshëndes deputetin Murrizi dhe kolegun Musai, bashkë me kolegët e tjerë për sfidën e hapur ndaj statukuosë që ka zhgënjyer thellë qytetarët shqiptarë.
Uroj vërtet, që të mos jetë si një flakë kashte dhe jam i gatshëm ta mbështes në rast se kjo nismë do të vijë në Kuvend.
Përndryshe për marrëveshjen për t’i lënë gjërat siç janë, garantoj qytetarët se nuk do të lodhem të ngre kartonin, as për pro e as për kundër.”
Diskutime rreth kësaj post